Për 25 vjet Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ka mbajtur vetëm 5 seanca publike për mbrojtjen e të drejtave të njeriut!

“Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, që nga themelimi i saj në vitin 1992 e deri më 2017, ka mbajtur vetëm pesë seanca publike ku është zhvilluar debat për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut” kurse vetëm gjatë periudhës 2007-2016 janë parashtruar rreth 144 kërkesa për të njëjtën problematikë. Ky është njëri nga përfundimet e analizës së “Dukshmëria e Gjykatës Kushtetuese gjatë sjelljes së vendimeve për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut” të Qendrës për Hulumtime dhe Analiza Juridike që u publikua sot në Shkup, raporton Portalb.mk.

20171102_120242

Sipas hulumtueses së analizës, Aleksandra Cvetanovska gjatë periudhës kohore 2007-2016 është mbajtur vetëm një seancë publike për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, ndërkohë që janë kërkuar 144 të tilla.

Aleksandra Cvetanovska
Aleksandra Cvetanovska

“Duke analizuar numrat e Gjykatës Kushtetuese në Shkup varësisht kërkesave të parashtruara në pajtueshmëri me Nenin 110, alineja 3 e Kushtetutës së Maqedonisë, mund të përfundojmë se gjatë periudhës kohore 2007-2016, për 132 kërkesa për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, Gjykata Kushtetuese ka refuzuar 16 prej tyre, kurse vetëm për njërën kërkesë ka vërtetuar shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut”, tha Cvetanovska.

Siç mund të shihet në tabelën lartë, “brengosës është fakti se Gjykata Kushtetuese i ka hedhur poshtë 114 kërkesa”, tha  Cvetanovska.

 

Ndërkaq, koordinatori i projektit, Martin Sopronov tha se përveç se është hulumtuar mbajtja e seancave publike për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, gjatë këtij projekti qëllimi ka qenë që të kuptojmë se sa qytetarët njihen me këtë mundësi të Gjykatës Kushtetuese.

“Qëllimi kryesor i këtij projekti është rritja e transparencës së Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet debateve publike ne raport të mbrojtës së të drejtave dhe lirive të njeriut. Qëllimi i tjetër ka të bëjë që puna e kësaj Gjykate të jetë e qasshme te qytetarët e Maqedonisë, që njerëzit të jenë më të informuar për këtë procedurë”, tha Sopronov.

Nga kjo analizë vërehet se qytetarët nuk janë të njoftuar me mundësitë e kërkimit të mbrojtës së lirisë dhe të drejtave të tyre.

“Si pasojë e asaj se qytetarët nuk kanë njohuri për vendimet juridike të Gjykatës Kushtetuese, janë refuzuar 114 kërkesat nga kjo gjykatë”, tha Cvetanovska.

Përndryshe, të gjitha këto të dhëna u publikuan sot në kuadër të konferencës përmbyllëse të projektit “Dukshmëria e Gjykatës Kushtetuese”. Projekti është realizuar nga “Qendra për hulumtime dhe analiza juridike” në mbështetje e “Civica Mobilitas” dhe ka zgjatur 4 muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button