Holandë: Pati sukses nisma për referendum për ligjin e ardhshëm për përgjim

Studentë-kundërshtarë të përgjimit të qytetarëve holandezë nga shërbimet zbuluese dhe të sigurisë ia dolën në organizimin e një referendumi konsultativ për ligjin e ri me të cilin do të formohen autorizimet e atyre shërbimeve.

Në pajtim me ligjet për shërbimet për siguri dhe zbulim, do të mund të shfrytëzohet sistemi për përgjim masovik në komunikimet në internet, si dhe të qytetarëve të cilët nuk janë të dyshuar, sqarojnë studentët nga Universiteti i Amsterdamit, të cilët konsiderojnë se ligji ka pasoja të rënda për lirinë.

“E tërë lagjja mund të përgjohet për shkak të një të dyshuari i cili jeton në të. Me atë ligj, të gjitha publikimet në Fejsbuk nga një qytet i njëjtë, për shembull, do të mund të hasen dhe të ruhen me vite”, theksojnë organizatat përgjegjëse për fushatën për referendumin.

Këshilli zgjedhor holandez sot kumtoi se është arritur pragu prej 300.000 nënshkrimeve të domosdoshme për organizim të referendumit për ligjin.

“Referendumi sipas të gjitha gjasave do të jetë së bashku me zgjedhjet lokale të 21 marsit 2018”, paralajmëroi Senati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button