KB apelon për pezullim të embargos ndaj Kubës

SHBA-ja ka votuar kundër rezolutës së Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me të cilën kërkohej pezullim i embargos tregtare amerikane ndaj Kubës.

Rezoluta është miratuar me 191 vota “pro” dhe dy “kundër”. Krahas SHBA-së “kundër” votoi edhe Izraeli.

Pasi që para 24 vjetëve filloi votimi për rezoluta të ngjashme, SHBA-ja vetëm në vitin 2016, kur president ishte Barak Obama, Uashingtoni u përmbajt nga votimi. Atëherë Uashingtoni dhe Havana filluan proces të normalizimit të marrëdhënieve.

Para votimit përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në KB, Niki Hejli deklaroi se Uashingtoni do të votojë rezolutave për pezullim të embargos “derisa popullit kubanez u shkurtohen të drejtat civile dhe liritë themelore”.

Rezoluta e KB-së mund të ketë peshë politike, por vetëm Kongresi amerikan në tërësi mund ta pezullojë embargon, e cila është vendosur para më shumë se 50 vjetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button