Youtube TV mësyn edhe televizorët “smart”

Ofensiva televizive e YouTubevazhdon: platforma me pagesë “YouTube TV”, që filloi në prill në SHBA, duke sfiduar shërbime të tilla si Netflix dhe Amazon Prime Video, do të ketë një aplikacion ad hoc, jo vetëm për telefonat celularë, por edhe për televizorët smart, shkruan Bota.al.

YouTube TV do të ketë pra një format të përshtatur për ekranet e shtëpië, më i madh se ai për smartphone, për të cilin shërbimi është ofruar fillimisht. Ju mund të lundroni përmes telekomandës.

“Ne e dimë se njerëzit duan të shikojnë përmbajtje televizive në televizor”, thotë YouTube, dhe “në fakt më shumë se gjysma e kohës e kaluar në YouTube TV është konsumuar në ekranin e madh përmes Chromecast”.

Aplikacioni YouTube TV është ndërkohë i disponueshëm në Android TV dhe pastaj në TV të tjera të lidhura me internet, duke përfshirë pajisjet e tilla si Apple TV. Nuk do të jetë në Fire TV të Amazon, e cila është një platformë konkurruese.

Oferta e streaming në YouTube është aktualisht 35 dollarë në muaj në SHBA dhe ka mbi 40 kanale. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button