PSP kërkoi që të shkarkohet gjykatësja që refuzoi “bombat” në “Tifani”

Prokuroria Speciale Publike sot deri te Këshilli për Verifikim të Fakteve ka kërkuar që të hapet procedurë për shkarkim të gjykatëses së Gjykatës Themelore Shkupi 1, Monika Bahçovanovska nën arsyetimin se ajo nuk a ka kryer punën e saj në mënyrë profesionale dhe adekuate gjatë vendimit për mospërdorimin e bombave si dëshmi në rastin “Tifani” të PSP-së, njofton Portalb.mk.

Gjykatësja Monika Bahçovanovska, e cila është bashkëshortja e ish-funksionarit të VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Bahçovanoskit, në bazë të një vendimi të sjellë më 11.09.2017, kurse të njëjtin vendim e ka sjellë edhe Gjykata e Apelit më 18.09.2017-s, vlerësohet se kjo gjykatëse ka sjellë vendim antidator ose bëhet fjalë për një vendim që jep shenjë për abuzim të pozitës zyrtare, në aspekt të asaj që Bahçovanovska nuk mund ta dijë paraprakisht vendimin e Gjykatës së Apelit.

Gjykatësja Monika Bahçovanovska ka vendosur për mospërdorimin e bombave si dëshmi në lëndën hetimore të Prokurorisë Speciale Publike “Tifani“. Ajo gjithashtu vendos edhe për “bombat” e rastit “Titanik”, “Tortura” dhe “Lëndina”. Kjo është gjykatësja e pestë për të cilën PSP-ja kërkoi shkarkim.

Ndryshe, paraprakisht Këshilli i Verifikimit të Fakteve ka refuzuar të kërkojë llogari nga tre gjykatëse për arsyen “veprim joprofesional dhe joadekuat” në lëndët e PSP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button