Angellovski me pesë shqiptar ndaj Norvegjisë

Përzgjedhësi i reprezentacionit të Maqedonisë në futboll, Igor Angellovski sot ka shpalosur listën e 21 futbollistëve për ndeshjen miqësore të 11 tetorit kundër Norvegjisë.

Në listën e Angellovskit janë gjetur 5 futbollistë shqiptar, Visar Musliu (Vardari), Ferhan Hasani (Shkëndija), Enis Bardhi (Levante), Ezgjan Alioski (Leeds United) dhe Arijan Ademi (Dinamo Zagreb). Edhe përkundër formës së mirë të Besart Ibraimit i cili në kampionat së bashku me Ferhan Hasanin po vazhdojnë të jenë dyshja më e mirë e golashënuesve, Angellovski si duket nuk gjen guximin për ta ftuar atë edhe në ndeshje miqësore.

Ndeshja Maqedonia – Norvegjia do të luhet me datë 11 tetor në orën 16:00. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button