Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, mbi 100 ankesa parashtrojnë partitë në KSHZ

Aleanca për Shqiptarët, BESA dhe LPM parashtruan ankesa në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën.

Sipas informatave të KSHZ-së, në afatin i cili skadoi në orën dy pas mesnate, Aleanca për Shqiptarët parashtroi 13 ankesa për Strugën, BESA parashtroi gjithsej 89 ankesa prej të cilave 86 së bashku me Aleancën për Shqiptarët për Çairin dhe tre për Tetovën. Një ankesë ka parashtruar edhe partia LPM për votimin në Çashkë.

KSHZ, pas pranimit të ankesave është e obliguar që në afat prej 48 orëve të sjellë vendim rreth tyre.

Kundër vendimit të KSHZ-së, parashtruesi i listës mund të parashtrojë padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orëve pas pranimit të vendimit. Gjykata Kushtetuese e RM-së, ndërkaq, pas padisë është e obliguar të sjellë vendim në afat prej 48 orëve pas pranimit të saj. Vendimet e Gjykatës Administrative janë përfundimtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button