SHTETI NORMAL

Dua të jetoj në një shtet ku politika nuk konceptohet vetëm si luftë për pushtet.

Dua të jetoj në një shtet ku politika sjell paqen ndërmjet njeriut dhe shoqërisë.

Dua të jetoj në një shtet pa luftë për jetë a vdekje ndërmjet guelfëve e gibelinëve.

Dua të jetoj në një shtet ku ka liri individuale dhe kolektive.

Dua të jetoj në një shtet pa tirani të shumicës.

Dua të jetoj në një shtet ku përkatësia etnike, religjioze, kulturore, partiake, ideologjike, gjinore e qytetarit nuk janë as përparësi dhe as pengesë për realizimin e qëllimeve jetësore.

Dua të jetoj në një shtet ku secili ka të drejtë të besojë se kultura e tij është e vlefshme, siç thotë Çarls Tejlori dhe ku ndalohet me ligj dominimi etnik, kulturor, gjuhësor, religjioz.

Dua të jetoj në një shtet pa mite të rrejshme se dikush është superior kundrejt “tjetrit”.

Dua të jetoj në një shtet ku njerëzit nuk urrehen për shkak të historisë.

Dua të jetoj në një shtet ku secili ka të drejtë të jetë disident, pa u dëmtuar kur i kundërvihet “të vërtetës” zyrtare.

Dua të jetoj në një shtet ku vlen kryefjala: jeto dhe lëri të tjerët ta jetojnë jetën e tyre, pra ku vlen thënia e Faik Konicës se liria është të bësh atë që ta do zemra dhe shpirti, mjafton që mos t’i bësh keq tjetrit.

Dua të jetoj në një shtet ku nuk të gjykon gjyqësia e korruptuar dhe e dirigjuar nga politika.

Dua të jetoj në shtet të së drejtës ku nuk ka më të barabartë se të barabartët, ku të gjithë qytetarët të jenë të njëjtë përpara ligjit.

Dua të jetoj në një shtet ku vlejnë ligjet e demokracisë: ku ka zgjedhje të lira, ku secili voton sipas vullnetit të lirë, ku çdokush ka të drejtë të grupohet politikisht, ku respektohet “tjetri”, ku kemi ndarje të pushtetit sipas nevojës së qytetarëve.

Dua të jetoj në një shtet që i kundërvihet çdo lloj absolutizmi, diktature, totalitarizmi, despotizmi, autoritarizmi.

Dua të jetoj në një shtet pa frikë retrospektive, e cila na bën dyshimtarë ose mosbesues dhe na shtyn të besojmë në teori konspirative.

Dua të jetoj një shtet ku nuk ka politikë e institucione të kriminalizuara.

Dua të jetoj në një shtet ku ka depolitizim të institucioneve publike.

Dua të jetoj në një shtet ku mediat janë të lira dhe nuk janë të kapura nga qendrat politike, ekonomike.

Dua të jetoj në një shtet ku ka autonomi sferash shoqërore; ku kultura, arsimi, ekonomia, nuk janë nën tutelën e politikës.

Dua të jetoj në një shtet ku ka strategji të qartë ekonomike dhe ku shqiptarëve, si komb autokton, do t’u kompensohej padrejtësia historike dhe, mbi të gjitha, të kenë privilegje në resurset ekonomike të vendit, sepse kanë qenë të përjashtuar nga përfitimet gjatë privatizimit të pronës publike. Ky kompensimi i padrejtësisë historike krijon mirëkuptim ndëretnik.

Dua të jetoj në një shtet ku sanksionohet cenimi i të drejtave individuale e kolektive; ku qytetarët nuk do të mbylleshin në gardhet e tyre etnike, por do të merrnin pjesë bashkërisht në krijimin e vlerave mbinacionale. Mbyllja në gardhet etnike ndodh në shoqëritë ku janë të pazgjidhura problemet etnike.

Dua të jetoj në një shtet ku gjuha ime do të jetë zyrtare.

Dua të jetoj në një shtet ku ka shkolla shqipe dhe jo shkolla të përkthyera me libra fyes në baza etnike.

Dua të jetoj në një shtet ku ka komunikim normal kulturor ndërshqiptar.

Dua të jetoj në një shtet ku ka institucionalizim dhe buxhet të garantuar për kulturën, arsimin, shkencën shqiptare.

Dua të jetoj në një shtet ku simbolet shtetërore nuk krijojnë padurime etnike apo religjioze.

Dua të jetoj në një shtet ku jetohet sipas parimeve të qytetërimit perëndimor.

Dua që ky mos jetë shteti im ideal, por shteti im real e normal.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Salo, Salo, miku im i shtrenjte qe shpesh te mendoj, te flas dhe te citoj dhe aq rralle te shoh.
    kur do te bie ky shperthimi yt mendor dhe emotiv?
    Si ka mundesi kaq gjate, me muaj, te shkruash keshtu, nga java ne jave me mire e me mire!!
    Si ka mundesi ky shkrim te kete me pak se 200 klikime kur vetem koleget e mi ne Shenja te lexojne e rilexojne dhe citojne me ngulm derisa pime kafe, shume kafe ne Kafeneja jone poshte zyrave.
    Ka nje gabim teknik ketu.
    Por, shume gajle e ke ti.
    Ti vetem vazhdo te na iluminosh dhe deshmosh se artisti me difolt e ka shpirtin e lire. Ai kur shkruan nuk can koke cili vesh do ta degjoje, cilit shpirtlig qe na keqperfaqeson do ti mbetet hatri apo cili fond i pareve per projekte do te shterret, e di se kuptohemi.
    per fund nje kenge qe shume e dua, kendon Riblja Corba, teksti eshte i nje poeti, por emri nuk me kujtohet.

    Pogledaj dom svoj, andjele,
    i skini paucinu s ociju,
    videces prizore potresne,
    videces nesrecne i bolesne,
    videces cemer, smrt i jad.
    Pogledaj stado, andjele,
    sve sami bogalji i prosjaci,
    slepi tumaraju u gomili,
    svima su kicmu polomili,
    od tebe ocekuju spas.
    Pogledaj bagru, andjele,
    njihova dusa je prokleta,
    svima su stavili amove,
    sebi sagradili hramove,
    ruke im ogrezle u krv.
    Podigni mac svoj, andjele,
    seti se krstaskih ratova,
    seti se preklanih vratova,
    kad dodjes bogu na istinu,
    nek ti u dusi vlada mir.
    Uslisi molitve, andjele,
    dabogda pocrkali dusmani,
    pa budi andjeo osvete,
    neka na svojoj kozi osete,
    sta znaci beda, strah i bol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button