Ky VIP nuk do të marrë pjesë kurrë në MET Gala!

MET Gala është ceremonia e përvitshme që mbledh bashkë shumë nga VIP-at e kategorisë A, e në këtë periudhë sytë e publikut kthehen më shumë se kurrë nga yjet. Nën kujdesin e Anna Wintour, ky organizim ka si qëllim përfitimet për të ndihmuar Muzeun Metropolitan të Arteve, në bashkëpunim me disa nga artistët më zë të momentit, shkruan Bordo.al.

Ceremonia e ardhshme do të mbahet në prill të vitit të ardhshëm, por cili do të jetë ai VIP që nuk do ta shohim as në 2018-tën, as në ndonjë të ardhme të largët?

 

Këtë e ka zbuluar vetë Anna Wintour, në një nga spektaklet argëtues. Kreu i Vogue i ka rrëfyer James Corden që në fakt, ekziston ai i famshëm që nuk do ta ftonte kurrë në MET Gala. Jo për çudi, emri i thënë nga Wintour shkaktoi shumë të qeshura. “DONALD TRUMP!”, ka thënë ajo, ndërsa moderatori i ka thënë: “Ç’përgjigje e mrekullueshme!” E në fakt, nuk është surprizë që dikush si Anna të mos durojë dot republikanin.

Donald Trump
Donald Trump

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button