Lavrov: Ndaj Serbisë kryhen presione si ndaj Ukrainës në vitin 2004

Përzierja e perëndimit në punët e brendshme të Serbisë paraqet vazhdim të presionit amerikan ndaj Beogradit për të bërë zgjedhjen për bashkëpunimin midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov, transmeton MIA.

Sipas tij, e gjithë kjo përkujton në vitin 2004 kur nga BE-ja kanë ardhur deklarata të tilla, ndërsa në Ukrainë është zbatuar “revolucioni i portokalltë”. “Atëherë Ukrainës iu tha se duhet të bëjë zgjedhje midis Rusisë dhe Evropës”, deklaroi Lavrov.

“Kohë më parë Serbinë e vizitoi zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit Brajan Hojt Li, i cili tha se Beogradi duhet të bëjë zgjedhje – ose BE ose Rusi, si të jetë e pamundur të keni marrëdhënie miqësore edhe me njërën palë edhe me palën tjetër, si dhe se Amerika absolutisht e mbështet zgjedhjen evropiane të Serbisë. Vallë kjo nuk është përzierje në punët e brendshme të një vendi”, pyeti Lavrov.

Ji gjatë vizitës së fundit në Beograd deklaroi se vendet të cilat dëshirojnë anëtarësim në BE duhet qartë të tregojnë se “nuk mund të ulen në dy karrige”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button