Qeveria të gjejë para për borxhin e RTVM ndaj EBU

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë i bën thirrje Qeverisë sa më shpejt të sigurojë mjete për të paguar borxhin që ka RTVM ndaj Bashkimit të Transmetuesve Evropianë (EBU), i cili është rreth gjysmë milioni euro.

“Në këtë mënyrë do të zgjidhet rreziku që Radiotelevizioni i Maqedonisë të “largohet” nga EBU që paraqet hap i madh mbrapa në procesin e euro integrimeve i cili gjithashtu shkel edhe imazhin e Republikës së Maqedonisë. Mospagimi i borxhit do të thotë se RTVM nuk do të jetë në gjendje të transmetojë program nga ndonjë anëtar i EBU-së, si dhe as ndeshjet sportive, filmat, emisionet, filmat e vizatuara etj. Për momentin, sipas informacionit që vjen nga EBU, RTM nuk ka qasje në përmbajtjet që transmetohen përmes servileve të tyre”, thonë nga SHGM.

Reagimi i EBU-së, sipas SHGM-së, është pasojë e punës së papërgjegjshme të servilit publik për çka do të duhet të përgjigjen.

“Përjashtimi i RTVM-së nga EBU është rezultat i një modeli jofunksional të financimit të servilit publik dhe menaxhimit të keq. Këshilli Programor i RTVM-së në seancën e djeshme solli konkluzion duke kërkuar nga Qeveria të paguan borxhin e RTVM-së ndaj Bashkimit të Transmetuesve Evropianë”, shtojnë nga SHGM.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button