Maqedoni, qytetarët në telefonat e tyre celular më shumë e përdorin “viber-in” dhe “messenger-in”

Numri i shfrytëzuesve të telefonave celular në Maqedoni këtë vit, në dallim nga viti i kaluar, shënon ulje të vogël dhe përfshin 95.2%, tregojnë rezultatet e hulumtimit të mendimit publik në tregun e komunikimeve elektronike në Maqedoni, të zbatuar nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike, nga 1.100 anketues në periudhën prej 19 deri 29 maj të këtij viti, njofton Portalb.mk.

Anketa tregon se numri i shfrytëzuesve pripejd është zvogëluar në 28.8%, ndërsa numri i shfrytëzuesve të internetit në celular përmes operatorëve është në rritje të vazhdueshme nga viti i kaluar dhe tani përfshin 58.6%.

Pjesa më e madhe e shfrytëzuesve të internetit përmes telefonave celular, 96.3% shfrytëzojnë aplikacione për komunikime. Më i shfrytëzuar është “viberi” me 92.2% dhe pastaj vinë “messengeri i facebook-ut” me 84.4%, “skype” me 43.5% dhe “whatsApp” me 25.5%.

Në anketë shumica e të anketuarve që nuk shfrytëzojnë internet përmes telefonave, gjegjësisht 51.7% kanë theksuar se nuk kanë nevojë për internet në celular, 37.4% nuk kanë pajisje përkatëse në telefon, ndërsa 28,8% nuk dinë si ta përdorin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button