Ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Mileska nuk u paraqit në gjykatë për rastin “Tender”

Ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Mileska sot nuk u paraqit në seancën e Gjykatës së Apelit ku ajo është e dyshuara e parë e rastit  “Tender”, njofton Portalb.mk.

Katër avokatët e saj në emër të saj kërkuan që “bombat” në rastin me ndërtimin e Muzeut të VMRO-DPMNE-së të mos vlejnë si dëshmi.

Ndërkaq, dje seanca u anulua për shkak të obligimeve të pashmangshme zyrtare të kryetares së Këshillit Penal të Gjykatës së Apelit, Liljana Ivanovska – Shopova, ku në seancë duhej të shqyrtoheshin ankesat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) për përdorimin e “bombave” në rastin “Tender”, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, pasi nuk i pranoi bisedat e përgjuara si dëshmi në lëndët “Toplik” dhe “Tortura”, Gjykata ka vendosur që të mos i pranojë “bombat” si dëshmi edhe në gjashtë lëndët si:“Titanik”, “Titanik 2”, “TNT”, “Tank”, “Trevnik” dhe “Tifani”.

PSP thotë se në afatin ligjor do t’i ankimojnë këto vendime.

Në rrjedhë është afati 24-orësh brenda të cilit Gjykata e Apelit duhet të vendos pas ankesës së PSP-së.

PSP në fund të qershorit deri te Gjykata Penale ka dorëzuar 17 akuza, për 18 lëndë, në të cilën të akuzuarit kryesor janë nga kreu i VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button