Vazhdojnë kërcënimet e ISIS-it , Ronaldo shënjestra e radhës (FOTO)

Grupi terrorist i vetëquajtur ISIS, vazhdon të bëjë propagandë për sulmet terroriste që kërcënon se do të ndodhin në Kampionin Botëror “Rusia 2018”.

Kampionati Botëror i vitit 2018, i cili do të mbahet gjatë qershorit të Rusi po afron çdo ditë e më shumë.

Javën e kaluar ISIS-i kërcënoi me yllin argjentinas, Lionel Messi prapa grilave dhe stadiumet duke u quar në erë nga bombat.

Më vonë erdhi kërcënimi i ri me Messin e vdekur dhe Neymarin duke vajtuar para një terroristi me thikë në dorë.

Sot (e hënë) ka ardhur kërcënimi më i ri nga grupi terrorist, ku figura e re është ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili shihet në gjunjë me njërin sy të gjakosur dhe terroristin që qëndron prapa shpinës së tij.

Kjo është hera e tretë që ISIS-i kërcënon me gjëra të tillë, ku në të kaluarën ishin sulmuesi i Barcelonës, Neymar dhe stadiumet protagonistë.

Kupa e Botës zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik në 11 qytete në Rusi.

Image

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. pa ofendime per redaksionin, por kesi far “lajmi” nuk e meritojne me i dhene askund….
    apo ndoshta edhe ju vec me plotsu faqen me dicka….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button