Qeveria e Kosovës e pavendosur për ekstradimin e “gylenistit” turk

Ministria turke e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e shtetasit turk, Ugur Toksoy, i arrestuar në Prizren, me arsyetimin se ka lidhje me lëvizjen “Gylen” dhe dyshohet se ka kryer veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”, në zhvillimet e korrikut të vitit 2016 në Turqi.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka deklaruar për KTV se nuk ka ende një vendim lidhur me këtë çështje, pasi nuk është i mirinformuar për veprën që ka bërë shtetasi turk.

“Ne kemi marrëveshje me disa shtete, për ekstradim të personave të akuzuar, në mënyrë të ndërsjelltë. Është Republika e Kosovës ajo që e vlerëson, nëse personi në fjalë do të ekstradohet apo s’do të ekstradohet”, ka thënë ai.

Një kërkesë e tillë po cilësohet si e pakuptimtë nga mbrojtja e Toksoyt, por edhe nga njohësit e çështjeve juridike në Kosovë.

Ata janë shprehur kundër ekstradimit të Ugur Toksoy për arsye ideologjike, sepse ai person pas ekstradimit mund t’u nënshtrohet torturave apo trajtimit jonjerëzor dhe një gjykimi të padrejtë jashtë standardeve ndërkombëtare.

Ugur Toksoyt i është caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh. Ai tash e disa vite jeton në Kosovë, ndërsa së fundi punonte në fondacionin “Atmosfera”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button