Vetëm një pjesë e kopshteve punojnë me ndërrim të dytë

Do të rrisim kohën e punës dhe numrin e të punësuarve në kopshtet publike për fëmijë nëpër të gjithë shtetin, me qëllim që të plotësojmë nevojat e prindërve të cilët mbeten në punë edhe pas orës 18, ose punojë me ndërrime. 

Ky premtim zgjedhor i LSDM-së dhënë në programin zgjedhor me të cilin partia doli në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016, të titulluar “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 243) është “duke u realizuar”. Në gusht të këtij viti (2017) nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), deri më tani në 13 kopshte është zbatuar edhe ndërrimi i dytë, 20 punojnë edhe të shtunën, ndërsa numri do të rritet duke qenë ekuivalent me nevojat që do të paraqiten. Me 18 gusht të vitit 2017 ministria për Punë dhe Politikë Sociale Mila Carovska në konferencë për shtyp informoi opinionin se me 1 shtator çerdhet do të duhet të fillojnë të punojnë me dy ndërrime:

Në pajtim me vendin e Qeverisë nga 10 korriku i këtij viti, ndërrimi i parë në kopshte fillon prej 7:00 deri më 14:30, ndërsa i dyti prej 14:00 deri në orën 21:30. Kopshtet do të punojnë edhe çdo të shtunë të parë të muajit prej orës 08:00 deri orën 16:00. Deri te të gjithë kopshtet sot dërguam informacion se deri më 1 shtator të këtij viti duhet që të zbatojnë vendimin për ndërrimin e dytë. Ndërrimi i dytë në punë deri më tani është implementuar vetëm në katër komuna, ndërsa tani do të jenë gjithsej dhjetë, duke pasur parasysh se nevojë për zbatimin e ndërrimit të dytë ka konstatuar edhe Gjervgjelia, Koçani, Radovishi, Ohri, Tetova dhe Prilepi“, Carovska.

Me 31 gusht nga MPPS informuan se gjithkund ku ka nevoja, kopshtet do të punojnë edhe me ndërrimin e dytë:

Përfshirjen e orarit të ri të punës do të bëhet nga menaxhmenti i institucioneve, në përputhje me dispozitat e parashikuara në Rregulloren për standardet dhe normat e institucioneve parashkollore për fëmijët. Në këto institucione publike për fëmijë, ku do të vërtetohet se nuk ka nevojë që të zbatohet ndërrimi i dytë, do të vazhdojnë që të punojnë si deri më tani. Por, zbatimi i ndërrimit të dytë nuk varet nga numri i prindërve të deklaruar pozitivisht, që do të thotë se përderisa vetëm një fëmijë duhet që të kujdeset në ndërrim të dytë, atëherë institucioni është i detyruar që ta organizojë atë. 

Në disa komuna, siç është Komuna e Karposhit, atëherë (30.08.2017) informoi se për shkak të mospasjes së kushteve të përshtatshme dhe kapaciteteve, kopshtet në Karposh nuk do të kenë mundësi që të punojnë me dy ndërrime.

Në këtë moment të gjithë objektet tina kanë mungesë të kujdestareve, edukatoreve dhe personelit ndihmës. Që të përgjysmohet personeli dhe caktohet në ndërrim të dytë dhe çdo të shtunë të parë të muajit, do të jetë në dëm të fëmijëve të cilët tashmë janë nën përkujdesje – shkruan në shkrimin deri të Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në të cilin është nënshkrua kryetari i atëhershëm i Karposhit, Stevço Jakmvoski. 

Me 02.09.2017 ministrja Mila Carovska, e cila së bashku me zv. ministrin për kulturë, Vlladimir Lazovski ishte prezent në seancën e rregullt të Këshillit të Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SONK), deklaroi se përderisa “në këtë periudhe zgjedhjesh ka nevojë për punësime shtesë në kopshte të karakterit urgjent dhe të patjetërsueshëm, komunat mund të investojnë në nevojat e qytetarëve të cilët i ofrojnë si komunë dhe të rritet numri i të punësuarve. Ndërsa, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale në periudhën parazgjedhore do të jep pëlqimin për të njëjtat dhe ata do të përfshihen në kopshte si kujdestare ose edukatore në pajtim me atë se çfarë kuadri ka nevojë”. Me gjashtë shtator (2017) ministrja Carovska informoi se në 13 kopshte ka hyrë në fuqi ndërrimi i dytë, ndërsa 20 do të punojnë edhe të shtunave dhe numri do të rritet ashtu si do të jenë mundësit dhe sipas personelit në kopshte. Duke ju përgjigjur pyetjes gazetareske në konferencë për shtyp në të cilën dha llogari në resorin e njëqind ditëve të para të formimit të Qeverosë, Carovska u shpreh se çdo kund ku kanë nevojë çerdhet duhet që të aplikojnë ndërrimin e dytë:

Prindërit negociojnë dhe për këtë komunat duhet që të plotësojnë nevojat e qytetarëve dhe të mos veprojnë në kundërshtim të interesave të tyre, dhe shohim se kjo po ndodh

Me 18 e këtij muaji (tetor 2017) televizioni rajonal “MEGA” duke u thirrur në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, informoi se në Maqedoni në kopshte shkojnë gjithsej 33.826 fëmijë. Prej tyre në ndërrim të dytë vetëm 189 fëmijë, gjë që është vetëm 0,6 përqindëshi i numrit të përgjithshëm.  informacionin e njëjtë thuhet se një muaj e gjysmë pasi që u mundësua ndërrimi u dytë,interesi te qytetarët, fëmijët të shkojnë në ndërrim të dytë, është shumë i vogël dhe se në kopshte në Manastir vetëm për një fëmijë është aplikuar ndërrimii dytë. 

Të punësuarit në kopshte thonë se edhe përkrah interesit të madh të prindërve para fillimit të vitit shkollorë për zbatimin e ndërrimit të dytë i cili funksionon prej orës 14 deri në orën 21 e 30 minuta, përsëri interes për të njëjtë tani më nuk ka. Edhe atë vetëm një fëmijë që është paraqitur, tashmë nuk është sepse prindërit nuk kanë dashur që fëmija i tyre të qëndroj vetëm.

Prandaj duke pasur parasysh se puna me ndërrime nëpër kopshte është miratuar dhe është në fazën e realizimin, me çka do të varte edhe prej interesit të shprehur nga qytetarët ( në secilën komunë në veçanti) për funksionimin e ndërrimit të dytë në çerdhe fëmijësh, ky premtim i LSDM-së merr vlerësimin “duke u realizuar”.

BURIMI: VËRTETMATËSI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button