Bogojeski: Gruevski bëhuni burrë dhe merreni përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve

Iniciatorët për reforma në VMRO-DPMNE kërkojnë dorëheqjen e liderit të partisë Nikolla Gruevski, pas humbjes në zgjedhjet lokale, njofton Portalb.mk.

Petar Bogojeski sot deklaroi se partisë i duhet energji e re, dhe jo zgjedhje të reja.

“Na vjen keq për rënien e madhe të mbështetësve të VMRO-DPMNE-së te qytetarët si rezultat i udhëheqësisë së dobët. Nuk pranojmë që faji të ngelet te komitetet komunale, ndërkaq përsëri vetëm Gruevski të mos jetë fajtor. Liderit të VMRO-DPMNE-së i ngjan që ta merr përgjegjësinë. Zotëri Gruevski, bëhuni burrë dhe merreni përgjegjësinë, të paktën menjëherë të jepni dorëheqje të parevokueshme nga funksioni kryetar i VMRO-DPMNE-së”, tha Bogojeski.

Sipas tij, ardhmëria e VMRO-DPMNE-së është organizimi i kongresit të lirë dhe demokratik për statut të ri të partisë dhe organeve të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button