Ronaldo, Griezman dhe Suarez më pak gola se Enis Bardhi

Futbollisti shqiptar nga Shkupi që po luan në Primera Division të Spanjës me Levanten ka vazhduar me paraqitje të mira dhe me gola. Në ndeshjen e mbrëmshme që Levante ishte mysafire e Eibarit (2:2), Bardhi shënoi golin e dytë për rezultatin 0:2, ndërsa me këtë gol futbollisti më i mirë shqiptarë në arenën ndërkombëtare ka arritur në kuotën e katër golave.

Edhe përkundër asaj që bardhi shënoi golin, ai ishte futbollisti më i mirë në fushë. Edhe pse me vetëm 22 vite në shpatullat e tija dhe me vetëm pak muaj në një nga kampionatet më të mira, ishte lider i skuadrës së trajnerit Munjiz, pasi të gjitha aksionet fillonin pikërisht nga ai.

Tani futbollisti shkupjan Enis Bardhi në 10 ndeshje ka 4 gola të shënuar në Primera Division, ndërsa në listën e golashënuesve pas Bardhit janë emrat si Luis Suarez (3), Antoan Grizman (2), Geret Bejll (2) dhe Kristijano Ronaldo (1). Jo rastësisht paraqitjet e mira të Bardhit kanë zgjuar interes te shumë ekipe të mëdha, siç janë PSG, Inter, Sunderland, Anderlecht dhe shumë ekipe tjera evropiane. /Portalb.mk

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP