Gjykatësja Davitkova, e cila refuzoi ta “ngrijë” selinë e VMRO-së, do ta gjykojë Sasho Mijallkovin

Gjykatësja, Lenka Davitkova, e cila bashkë edhe me dy gjykatës tjerë nuk lejoi që të ngrihet selia partiake e VMRO-DPMNE-së dhe e dënoi Zoran Verushevskin me 3 vjet burg për mbajtje të armës zyrtare, tani do t’i gjykojë të akuzuarit e rastit “Target dhe Fortesa”, në mesin e të cilëve është edhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov, njofton Portalb.mk.

Nga Gjykata Penale theksojnë se nuk munden ta konfirmojnë, as nuk e demantojnë informatën, që është jo e zakonshme, pasi që deri më tani nuk ka pasur problem që të deklarohen për emrin e gjykatësit të lëndës.

Akuza për përgjimet e paligjshme dhe shkatërrimin e pajisjes me të cilën është kryer përgjimi, javën e kaluar mori vlerësim pozitiv, kështu që pas ndarjes së lëndës te gjykatësi duhet të caktohet edhe datë për seancën e parë.

Në këtë lëndë me akt prokurorial ndiqen Goran Grujovski, Toni Jakimovski, Gordana Jankullovska dhe Nikolla Boshkovski, ndërkaq me propozim prokuroria për dhjetë persona, në mesin e të cilëve është edhe Mijallkov.

Dallimi mes aktit prokuroria dhe propozimit prokurorial është ajo që propozimet ndiqen me procedurë të shkurtuar dhe për të janë të parapara dënime më të vogla. Megjithatë në këtë rast, bashkë do të gjykohen të gjithë të akuzuarit.

Mijallkov në propozimin prokuroria ndiqet për tre vepra penale edhe atë për shoqërim kriminel për çka është e paraparë dënim me burg prej 1 deri më 5 vjet, për keqpërodrim të detyrës për të cilën është e paraparë dënim me burg prej gjashtë muaj deri më 5 vjet dhe për pranim të dhuratës për ndikim të paligjshëm, vepër e cila dënohet me burg prej 1 deri më 3 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button