Aleanca për Shqiptarët: Gara në Strugë nuk ka përfunduar

Shtabi Zgjedhor i Aleancës për Shqiptarët në Strugë ka parashtruar 10 ankesa deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor për, siç thonë ata, parregullsitë e shumta të cilat u shkaktuan gjatë votimit të djeshëm në Strugë nga kandidati për kryetar të kësaj komune i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ramiz Merko, njofton Portalb.mk.

“Gara në Strugë mbetet e hapur. Kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pritet ta fitojë Strugën, sepse pikërisht në ato vendvotime ku kanë ndodhur parregullsi, dallimi i votave ndërmjet kandidatëve të ASH-së dhe BDI-së është 600 në numër në favor të Merkos”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

Nga Shtabi i ASH-së në Strugë njoftuan se kanë dokumentuar parregullsi të shumta dhe kanë njoftuar institucionet përgjegjëse dhe organizatën ndërkombëtare vëzhguese, OSBE/ODIHR.

struge

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button