Pesë persona e kanë humbur jetën në motin e ligë i cili e ka përfshirë pjesën qendrore të Evropës (FOTO)

Të paktën pesë persona e kanë humbur jetën në motin e ligë, i cili sot i ka goditur pjesët qendrore të Evropës, duke shkaktuar mungesë të energjisë elektrike dhe ndërprerje në komunikacion.

Dy persona kanë pësuar në Poloni, ndërsa dy në Çeki. Të gjithë katër personat e kanë humbur jetën pasi mbi ta kishte rënë një dru.

Невреме 1

Në Çeki, një grua ka pësuar në qytetin Trebiç, ndërsa një burrë më i moshuar në pjesën verilindore të Pragës.

Njëra prej viktimave është një shofer i automobilit në Poloni, i cili e ka humbur jetën kur në rrugë ka rënë një degë në afërsi të qytetit Shçeqina, kumtuan shërbimet e zjarrfikësve.

Невреме 2

Era e fuqishme shkaktoi ndërprerje në komunikacion në disa linja hekurudhore dhe rrugë në Çeki.

Disa lumenj në pjesën veriore të vendit kanë arritur nivel alarmant të ujit, ndërsa qindra mijëra familje janë pa energji elektrike.

Edhe në Poloni rreth 200.000 njerëz nuk kanë energji elektrike.

Прекин на струја

Erërat kanë arritur shpejtësi edhe prej 100 kilometrave në orë në disa pjesë të Çekisë.

Në Austri për shkak të motit të ligë të madh është anuluar gara në sllallom në kuadër të Kupës botërore të meshkujve, ndërsa në Gjermani janë vërshuar disa pjesë të Hamburgut.

Hekurudha gjermane nuk qarkullon në shumë relacione në vend dhe prandaj është e pamundur qasja deri te hekurudha në qytetet Bremen, Hamburg, Berlin, Drezden dhe Lajpcig.

Për shkak të motit të ligë, autoritetet e Berlinit sot në mëngjes kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, me qëllim që të lehtësohet përballja me pasojat nga goditja e stuhisë Heruart.

Невреме 4

Një burrë 63 vjeçar e ka humbur jetën në qytetin Zeshtet derisa po kamponte së bashku me vëllain e tij, i cili arriti të shpëtojë nga stuhia.

Në disa pjesë të Gjermanisë ka ndërprerje edhe në furnizimin me energji elektrike, ndërsa autoritetet iu rekomandojnë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin lëvizje nëpër paqeje dhe pyje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button