Ja çfarë tha pas votimit kandidati për kryetar të Strugës, Ziadin Sela (VIDEO)

“Pres që sot të konfirmohet dhe rikonfirmohet vullneti i qytetarëve të shprehur më 15 tetor që të vazhdojmë të bëjmë ndryshimin në Strugë” u shpreh kandidati për kryetar të Strugës nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pasi që kreu obligimin e tij qytetar, votimin, raporton Portalb.mk.

“Sot realizova të drejtën time si qytetar për të votuar. Uroj një dalje sa më masovike për të konfirmuar dhe rikonfirmuar edhe vullnetin që shprehën qytetarët më 15 tetor. Ne si Aleancë dhe unë si kandidat për krytar komune pres në mbrëmje fitore. Bëj apel te organet mbikqyrëse që të kontrollojnë procesin zgjedhor sepse neve na duhet proces i rregullt zgjedhor. Në mbrëmje pres të festojmë fitoren që së bashku të vazhdojmë të bëjmë ndryshimin në Strugë që të jetë komuna që do të ketë vendin në krah të vendeve të zhvilluara”, tha Sela.

LEXO: Ja çfarë tha pas votimit kandidati për kryetar të Strugës, Ramiz Merko (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button