“Civil”: Partia shkel heshtjen zgjedhore, ish zëvendës ministër organizon transport për votuesit

Vëzhguesit e OJQ “Civil” sot në mëngjes vërejtën fillim të qetë dhe hapje me kohë të të gjitha vendvotimeve në 35 komuna ku mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Përjashtim është vetëm vendvotimi 2433 në shkollën fillore “Dituria” në Saraj, i cili u mbyll në orën 8 e 30. Kohë e votimit në këtë vendvotim sipas ligjit duhet të shtohet aq kohë për sa ishte i mbyllur i njëjti.

“Në fillim të ditës së zgjedhjeve nuk janë vërejtur parregullsi më të mëdha dhe më seriozië. Përkundrazi duket se këshilli zgjedhor është në kondicion më të mirë sesa gjatë zgjedhjeve të raundit të parë. Megjithatë, edhe pse raportohet për proces të qetë dhe të rregullt zgjedhor, vëzhguesit e ‘Civil’ kanë paraqitur pesë raporte për parregullsi”, thonë nga “Civil”.

Në fshatin Trubarevë të komunës së Gazi Babës u vërejt shkelje e heshtjes zgjedhore dhe agjitacion nga shtabi zgjedhor i nje partie politike rreth 50 metra nga vendvotimi i shkollës fillore “Krum Toshev”. Para shtabit zgjedhor është bërë evidentimi i votuesve. Ekziston video nga kjo situatë dhe do të transmetohet në publik pas përfundimit të heshtjes zgjedhore.

Nga vëzhguesit ne komunën e Shuto Orizarës vijnë tre raporte. Njëri ka të bëjë me transportin e organizuat që e bën një ish zëvendës ministër i qeverisë së kaluar. Transporti u bë me automobil dhe një fugon regjistrimi i të cilëve është marrë.

Gjithashtu në këtë komunë në shkollën fillore “26 Korriku”, janë vërejtur dy raste të votimit familjar.

Vëzhguesit e ‘Civil’ njoftojnë edhe për një rast të fotografimit të fletës votuese. Personi është kapur nga policia.

Në Shtip, një polic ka kërkuar nga një vëzhgues i akredituar i ‘Civil’ që të largohet nga vendi që ishte jashtë vendvotimit. Edhe pse ai në mënyrë të rregullt është prezantuar dhe ka treguar dokumentacionin e nevojshëm, atij i është thënë të largohet nga ai lokacion.

Kjo paraqet kufizim të lirive dhe lëvizjes në përgjithësi, e të mos flasim për vëzhgues të akredituar i cili ka të drejtë të jetë aty kur mendon se ka ndonjë parregullsi zgjedhore”, thonë nga ‘Civil’.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button