“Bomberi i Bronztë” – Deontay Wilder, njeriu i vetëm që mund ta mposhtë Anthony Joshuan!? (Foto/Video)

Kampioni aktual i botës në kategorinë e rëndë të boksit botëror, Anthony Joshua, ka mbrojtur titujt e tij në IBF, WBA dhe WBO pasi mposhti me nokaut (KO) teknik, Carlos Takam. Megjithatë, atij i mungon edhe një titull, ai është WBC të cilin e mbanë Deontay Wilder, shkruan Telegrafi.com.

Ka kohë që në skenën e boksit botëror po flitet për një nga duelet më të mëdha unifikuese të brezave që prej duelit Klitschko – Joshua.

Joshua mbrojti titujt e tij ndaj Carlos Takam. Foto: Getty Images

E ai duel mund të jetë pikërisht mes britanikut Joshua dhe Deontay Wilder në vitin 2018, nëse arrihet marrëveshja mes boksierëve.

Wilder së pari duhet të mbrojë për të gjashtën herë brezin e tij në WBC të dielën e ardhshme ndaj Bermaine Stiverne, pas të cilit ai shpreson të përballet me Joshuan, të cilin e ka kërcënuar publikisht.

Kush është Deontay Wilder – “Bomberi i Bronztë”?

Deontay Wilder është boksier amerikan i cili mban titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në WBC që nga viti 2015, dukeu bërë kampioni i parë amerikan në këtë kategori të boksit në nëntë vitet e fundit.

Kjo është periudha më e gjatë që SHBA-të s’kanë pasur kampion të botës në kategorinë e rëndë.

Pseudonimi i tij është “Bomberi i Bronztë”, të cilin Wilder e mori pasi e mposhti Joe Louis, i cili ishte i njohur me pseudonimin “Bomberi i Kaftë”.

Ai ka lindur në Tuscaloosa të Alabamas në SHBA, është 32 vjeçar dhe ditëlindjen e festoi më 22 tetor.

Deontay Wilder, Foto: Getty Images

Është i gjatë 201 centimetra, kurse gjerësia e krahëve është 211 centimetra.

Njihet për jetë të shfrenuar personale, pasi në qershor u arrestua për përdorim të marijuanës.

Sigurohet gjithmonë për spektakël, teksa mbanë maskën në paraqitjet e tij në ring para dueleve ndaj kundërshtarëve të ndryshëm.

Statistikat e egra të Wilder

Deontay Wilder ka zhvilluar deri tash në karrierën e tij 38 ndeshje prej të cilave i ka përfunduar 37 me nokaut (KO).

Ai ka një përqindje prej 97.3 për qind të fitoreve me nokaut (KO), kurse 18 prej tyre i realizoi në raundin e parë.

Deontay Wilder nokautoi (KO) Gerald Washington. Foto: Getty Images

Dallohet për atleticizmin e tij dhe përgatitjet intensive para dueleve, me çka është siguruar që gjithnjë të dalë fitimtar.

Një duel mes tij dhe Anthony Joshuas (19 duele, 19 me nokaut) mund të zhvillohet qysh në vitin 2018 nëse palët arrijnë marrëveshje për unifikimin e titujve.

Tashmë ata kanë shkëmbyer polemikat e para me njëri-tjetrin, duke kërkuar një përplasje, por mbetet të shihet nëse një duel i tillë i madh në boksin botëror mund të mbahet në vitin 2018.

Kush do të triumfonte sipas mendimit tuaj, Joshua apo Wilder?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button