50 persona të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Gostivar

Pesëdhjetë persona të rinj me simptoma të vjelljes, diarresë dhe etheve u regjistruan në ditën e fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, ku numri i të sëmurëve arriti afër 500, shkruan Alfa TV, njofton Portalb.mk.

Analiza fillestare e ujit në Gostivar tregoi parametra normal, por në laboratorin referues të Shkupit u dërguan mostra të reja dhe u kryen hetime shtesë, sepse uji mbetet i vetmi dyshim rreth helmimit.

Analiza përfundimtare pritet të jetë gati për 2-3 ditë. Deri atëherë, autoritetet rekomandojnë të pijnë vetëm ujë të ambalazhuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button