Selena Gomez flet për herë të parë për operacionin: Jam gjallë vetëm falë mikes sime

Këngëtarja Selena Gomez ka folur për herë të parë për transplantin e veshkës, dhe pavarësisht se është përpjekur që t’i qetësojë fansat, mësuam se gjendja e 25-vjeçares para operacionit kishte qenë shumë e rënduar. Duke luftuar me lotët, këngëtarja është shprehur se nëse shoqja e saj nuk do t’i kishte dhuruar veshkën, ajo mund të kishte vdekur, shkruan Class.

“Ishte jetë apo vdekje. Veshka ime ishte dëmtuar plotësisht. Kjo ishte e tëra dhe unë s’doja që t’ia kërkoja askujt që të jepte veshkën për mua, po Francia doli vullnetare”, u shpreh Selena.

Selena nuk rreshti së falenderuari shoqen e saj France Raisa, për të cilën shprehet se nëse ajo është sot gjallë, është vetëm falë saj.

“Ka bërë sakrificën më të madhe për mua duke më dhuruar veshkën. Unë jam shumë e bekuar. Të dua shumë motër”, u shpreh këngëtarja.

Fatmirësisht bukuroshja tashmë është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Sëmundja ka shërbyer për ta afruar edhe me ish- të dashurin e saj, Justin Bieber, por tashmë thjesht si miq. Këngëtarja është në një lidhje prej kohësh me këngëtarin kanadez The Weeknd, dhe siç shkruajnë mediat e huaja, marrëdhënia e tyre po shkon shumë mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button