Shqiptarët e Gjorçe Petrovit ende pa dëmshpërblim, Qeveria premton ndihmë

Qeveria e Maqedonisë do të mundohet të ju ndihmojë me aq sa mundet shqiptarët që pësuan dëme gjatë protestave për vrasjen e të riut maqedonas Angjell Petkov në voton 2014, me ç’rast protestuesit thyen dhe demoluan objektet e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Gjorçe Petrov, shkruan Portalb.mk.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski thotë për Portalb.mk se duhet të hulumtohet procedura se deri ku ka mbërri.

“Me siguri që ekziston një mekanizëm, mendoj se ka pas procedurë dhe është paraqitur dëmi në MPB e kështu me radhë. Duhet të hulumtojmë se deri ku ka arritur procedura, a ka pas ndonjë procedurë në prokurori apo jo”, tha për Portalb, Boshnjakovski.

Ai shtoi se ne si qeveri do të mundohemi t’iu ndihmojmë por nëse kjo është procedurë e prokurorisë, ne nuk mund të përzihemi aty.

“Ekziston rrugë ligjore dhe të shohim se a është përfunduar ajo, a janë zënë personat që kanë shkaktuar dëmin, ne si qeveri do të mundohemi t’iu ndihmojmë por nëse kjo është procedurë e prokurorisë, ne nuk mund të përzihemi aty”, shtoi Boshnjakovski.

Vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilën e vandalizuan disa qindra banorë të së njëtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit Petrov. Të njejtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptar.  Dëmet nga vandalizmi dhe huliganizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

Ata disa herë apeluan për ndihmë dhe kërkuan dëmshpërblim, por një gjë e tillë nuk u realizua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button