Xhuli Bishop është emëruar ushtruese e detyrës kryeministre e Australisë

Kryeministri Australian Malkolm Turnbull e emëroi sot ministren e Punëve të Jashtëm Xhuli Bishop për ushtruese të detyrës kryeministre e Australisë, të cilën ajo do ta ushtrojë derisa zgjat vizita e tij në Izrael.

Kjo ndodh në moment kur kryeministri po përpiqet t’i parandalojë pasojat nga e ashtuquajtura “krizë e dyfishtë e shtetësisë”, e cila mund t’i kushtojë Qeverisë humbje të shumicës në Parlament.

Turnbull e shtyu deri të hënën vizitën e shumëpritur të tij në Izrael  dhe mbajti  mbledhje urgjente të kabinetit, me qëllim të fitojë mbështetje pasi Gjykata Supreme e Australisë vendosi dje se zëvendëskryeministri Barnabi Xhojs edhe katër anëtarë të tjerë të Senatit duhet të largohen nga parlamenti për shkak se kanë pasur shtetësi të dyfishtë.

Turnbull deklaroi se funksioni i zëvendëskryeministrit do të mbetet i zbrazët deri më 2 dhjetor, kur do të mbahen zgjedhje shtesë për vendin e Xhojs në Parlament, dhe Bishop i cili është anëtar i Partisë Liberale të Turnbull, do të jetë ushtrues i detyrës kryeministër kur ai do të shkojë në Izrael.

Vendimi i Gjykatës Supreme pati pasoja të menjëhershme, për shkak se sjell në pyetje shumicën në pushtet, e cila vetëm për një vend kishte përparësi në Dhomën e poshtme të Parlamentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button