“Alo, Moisi Habilaj jam”, telefonatat në celularin e Edi Ramës

I ftuar në emisioni “Zonë e lirë” në Tv Klan, Kryeministri Edi Rama iu përgjigj “telefonatave” që mbërrinin në sekretarinë e tij telefonike. Moderatori Arjan Çani bëri rolin e telefonuesve, duke imituar personazhe të ndryshëm të Partisë Socialiste që telefonojnë Kryeministrin, por jo vetëm.

Arjan Çani: Alo Sali Berisha jam! O Evdin Habili, Edvin dëgjo një këshillë kam. Shite Saje qorrin se ndryshe nuk e mbyll dot mandatin…

Edi Rama: Eh mor plako, unë e ti kemi të njëjtin problem, flemë pak, por mua nuk më del njeri në gjumë çfarë i bëra. E di që s’do flesh, por bë si të bësh.

Arjan Çani: Lul Basha jam. Po të nis me email se si rriten dhe shartohen trëndafilat.

Edi Rama: Eh mo Lul thashë se u bërë burrë po lulet lule mbeten.

Arjan Çani: Luli jam prapë. E pe sa bukur u solla në Parlament për Sajmen. Për sa kohë të ngeci vetingu, jemi ortak.

Edi Rama: O Lul është koha e gjumit për ty vlla, nuk ke takat për Çanin.

Arjan Çani: O i gjati, Ilir Meta jam. Duhet të takohemi patjetër kemi lënë ca gjëra pa u mbyllur. Nëse do ta shpëtosh Tahirin, mos e prek Adriatik Llallën.

Edi Rama: Me qetësi dhe dashuri z.president.

Arjan Çani: Alo Mona jam. O kriminel kujt i thua motër ti? Unë motra jote?

Edi Rama: Iku tepsia, ka shpërthyer dashuria për atdheun tani. Megjithatë motra ishe, motra mbetesh.

Arjan Çani: O Edo Gaz Demi ja. Ta kryeva porosinë.

Edi Rama: Gazo rroftë Partizoni se ka nevojë për inkurajim në këtë fazë.

Arjan Çani: O shef Sajme jam. Erdhi kontrolli shef, po të informoj që u qëndrova stoik. Ata s’kanë parë gjë akoma. Pas puros do fillojë dhe trefletçin.

Edi Rama: Është fake, puro në PS pi vetëm Bashkim Fino.

Arjan Çani: Sajmir jam shef, jo Tahiri, ai shoferi i kamionit.

Edi Rama: Shko te fronti se aty të kërkojnë…

Arjan Çani: O vlla jam Moisi Habilaj.

Edi Rama: Palo kushëri….

Arjan Çani: O i madh Lolo jam.

Edi Rama: Do t’i lëmë këta…..

Arjan Çani: Jam ai 60-vjecari që ke arrestuar 4 herë për rilidhje energjie. Të zunë hakat e mia tani.

Edi Rama: Nuk është futur njëri në burg për vjedhje energjie…i priten dritat.

Arjan Çani: Lali Eri jam, benjami yt. Mos u trishto shef për Sajmen.

Edi Rama: Më pëlqeu autobusi elektrik, por mos dil në media sikur je këtu, kur je jashtë shtetit.

Arjan Çani: Shef, Damian Gjiknuri jam. Të betohem që nuk kam asnjë faj për fotot me Habilajt.

Edi Rama: Kjo historia e fotove…burri o del në foto o s’del fare.

Arjan Çani: Pandeliu jam. Ore pse është mërzitur me mua ky Saimir Tahiri?

Edi Rama: Mos u shqetëso, sa ke akoma për të parë.

Arjan Çani: Jam Cutillo, ambasadori i Italisë. 5 milionë Euro në muaj?

Edi Rama: Kazani ambasador, kazani.

Arjan Çani: Avokati jam Spartak Ngjela. Ngjarja aktuale është rrjedhojë e paaftësisë tënde.

Edi Rama: Avokat shyqyr që u bëre i gjallë, qëkur nxorre Lulin nga çadra s’ke fol më.

Arjan Çani: Jam buldozeri, Hoyt Brian Yee. Mos dëgjo thashethemet e avokatit, amerikanët nuk kanë dorë tek përgjimet.

Edi Rama: E di, faleminderit.

Arjan Çani: Donald Lu jam. Mua më interesojnë bandat e Elbasanit se jetoj te rruga Elbasanit.

Edi Rama: S’kanë parë gjë akoma.

Arjan Çani: Koço Kokëdhima jam. Të zunë mallkimet e mia ti.

Edi Rama: Koço u bë shumë kohë që s’dëgjohemi, epo s’ke ça i bën, për mua është rruga pastaj miqësia. Natën.

Arjan Çani: Jam Briseida e Tatimeve. Mos e dorëzo lehtë shokun tonë.

Edi Rama: I keni rënë në qafë Briseidës ju të kazanit.

Arjan Çani: O Skënderbe, Elisa Spiropali jam…

Edi Rama: Nuk mi thotë mua, është fake…

Arjan Çani: Jam deputetja jote Klotilda Ferhati. Më fal që e krahasova Jezu Krishtin me Saimir Tahirin.

Edi Rama: Po lere tani, mos u merr.

Arjan Çani: Edo qorri jam. Tos Nano. Edhe Sajme qorr është, por mos ma ul kaq shumë pjacën.

Edi Rama: Arjani do të na ngatërrojë, por ne të dy bashkë folëm. (Mbylle tha se jam i qartë). /tvklan.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button