Ahmeti në fushatë përmbyllëse në Çair, prezantoi projektin “Përgatitu për punësim”

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti fushatën përmyllëse për rrethin e dytë zgjedhor e ka mbajtur sonte në Komunën e Çairit, shoqëruar nga kandidati për kryetar komune në Çair, Visar Ganiu. Ahmeti gjatë tubimit të sontëm ka folur për perspektivat e studentëve duke prezantuar projektin “Përgatitu për punësim”, njofton Portalb.mk.

“Shtabi zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega Çair ka organizuar takimin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kandidatit për kreun e komunës, Visar Ganiu, me  të rinj dhe studentë për të promovuar disa prej projekteve më të fundit që i janë bashkëngjitur Kontratës 2017-2021 për avancimin e arsimit dhe krijimin e kushteve adekuate për punësim.  Mes të tjerash ata kanë prezantuar edhe projektin e  titulluar “Përgatitu për punësim”,  që synon jo vetëm që të nxisë punësimet, por edhe të inkurajojë dhe orientojë të rinjtë për t’u kualifikuar dhe trajnuar për mënyrën sesi të aplikojnë dhe të kërkojnë një vend pune”, njoftojnë nga dega e BDI-së në Çair.

Po ashtu, ata kanë folur edhe për projektin për ndërtimin e kampusit për studentët e universitetit Nënë Terezë në Çair. Takimi me studentë në ditën e fundit të fushatës është në vazhdën e aktiviteteve dhe promovimeve që ka bërë kandidati Ganiu të projekteve të tij me theks tek arsimi, rinia dhe krijimin e mundësive dhe shanseve të barabartë për  punësime dhe edukim cilësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button