Deponi të egra në fshatin Sellcë të Tetovës (VIDEO)

Edhe pse disa herë u premtua se çështja me mbeturinat në fshatin Sellcë të Tetovës do të marrë fund edhe gjatë ditëve të fundit sërish banorët e rrethit të Tetovës i shoqërojnë grumbuj të deponive të egra, njofton Portalb.mk.

Kjo kuptohet nga videoja që organizata ekologjike “Eco Guerilla” ka postuar në faqen e tyre të fejsbukit.

“Tetova me deponi të egra gjithandej. Deri kur?!”, shkruan në reagimin e saj Eco Guerilla.

Çështja e deponisë në fshatin Sellcë disa herë ka qenë e alarmuar. Ndërkaq aturitetet lokale në vazhdimësi kanë premtuar se ky problem do të zgjidhet. Banorët thonë se hedhja e mbeturinave në vende jo adekuate vje si rezultat i mosmenaxhimit adekuat të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button