Sejfullau siguroi medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik për junior

Dy herë medalisti i bronztë nga kampionatet Evropiane për kadet, Elmedin Sejfullau, arriti sot edhe një rezultat tjetër të shkëlqyeshëm në karrierën e tij, duke u kurorëzuar me medaljen e argjendtë, në Kampionatin Ballkanik për junior, që po zhvillohet në Bursa të Turqisë.

Mundësi 19 vjeçar, pas tri fitoreve të shkëlqyeshme ndaj kundërshtarëve nga Turqia, Kosova e Rumania, në sfidën e fundit të kategorisë deri me 60kg, u ndesh me nënkampionin aktual të Evropës për junior, bullgarin Mikyay Naim, ndaj të cilit zhvilloi një luftë të shkëlqyeshme, por fal vetëm një gabimi të vogël gjate disavantazhit prej 7-5, në fund u deshtë të pajtohet me humbjen prej 15-5.

Sidoqoftë, kjo disfatë nuk e zbeh suksesin e madh të Elmedin Sejfullaut do të ktheht në Shkup me medaljen e argjendtë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button