Nesër do të votojnë personat e sëmurë, të pafuqishmit dhe të burgosurit

Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) në 35 komuna nesër do t’i distribuojnë fletvotimet deri te 1.517 këshilla votuese, të cilat do ta zbatojnë rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale 2017 të dielën.

Nesër të parët votojnë të sëmurit dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit dhe personat në paraburgim. Sipas informatave të KSHZ-së, në këto 35 komuna ku zbatohet rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave, për votim janë paraqitur 1.435 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Të drejtë vote kanë edhe 939 të burgosur të cilët do të votojnë në 13 institucione ndëshkuese përmirësuese.

Duke pasur parasysh se Lista zgjedhore për këto zgjedhje lokale është mbyllur para mbajtjes së zgjedhjeve, personat që nuk kanë qenë në çertifikatat nga Lista zgjedhore në rrethin e parë më 15 tetor, edhe të shtunën edhe të dielën nuk mund ta shfrytëzojnë të drejtën për votim.

Sipas Udhëzimit të KSHZ-së, procedura dhe mënyra e votimit është e njëjtë si edhe deri tani, por e ndryshme është ajo se në këto 35 komuna do të votohet vetëm në një fletvotim.

Rezultatet nga votimi KSHZ-ja në vazhdimësi do t’i publikojë në ueb faqen e saj.

Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button