Lideri katalanas, Karles Puxhdemon hoqi dorë nga fjalimi, nga partia japin dorëheqje dy funksionarë

Lideri katalanas, Karles Puxhdemon e anuloi fjalimin para opinionit në të cilin pritej se do ta shpërndajë parlamentin dhe do të shpallë zgjedhje rajonale për më 20 dhjetor.

Paraprakisht, dy funksionarë të partisë së tij PDEKat dhanë dorëheqje.

Gazeta spanjolle Pais publikoi se zëvendësi i Puxhdemonit, Xhordi Baiget e ka braktisur selinë e partisë me brohoritje “tradhtar”, ndërsa dorëheqje ka dhënë edhe Xhordi Kuminal, zëvendësshef i lëvizjes Xhunts pel si, nga PDEKat.

Gazeta spanjolle La Vangardia njoftoi se Qeveria katalanase po analizon nëse do të organizojë zgjedhje rajonale më 20 dhjetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button