U nënshkrua Memorandum për mbështetjen e punës praktike për personat me aftësi të kufizuara

Memorandum për mbështetjen e punës praktike për personat me aftësi të kufizuara nënshkruan sot në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, USAID, Inspektorati Shtetëror i Punës dhe fondacioni iVote, në kuadër të projektit Inkluzioni social përmes teknologjisë.

Dokumentin e nënshkruan ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, përfaqësuesi i USAID-it, Eduard Gonzales, përfaqësuesi i Inspektoratit Shtetëror të Punës Alajdin Hevziu dhe drejtori i fondacionit iVote, Tomisllav Zografski.

Carovska theksoi se MPPS i kushton rëndësi të veçantë këtij procesi, gjegjësisht vendosjes së rehabilitimit profesional si mundësi që personat me aftësi të kufizuara të punësohen ose të avancohen në punësimin përkatës, ndërsa me atë të stimulohet edhe integrimi dhe riintegrimi i këtyre personave në shoqëri.

“Qëllimi kryesor është kthimi i personave me aftësi të kufizuara në punësimin profitabil dhe përfshirja në tregun e punës”, tha ajo.

Carovska theksoi se masat aktive për punësim vlejnë për të gjithë, ndërsa me këtë pilot masë do të mund të shqyrtohet se si kompanitë e biznesit do t’i pranojnë praktikantët dhe sa prej tyre do të mbeten në këto vende pune. Nëse shqyrtohet mundësia për zhvillim, Carovska në vitin 2018 paralajmëroi masë të veçantë për këta persona.

Zografski tha se ky është lloji i parë i këtij bashkëpunimi me një institucion zyrtar për këmbimin e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara, të cilëve u mundësohet në mënyrë legale të marrin pjesë në punën praktike në kompanitë në Maqedoni.

Në kuadër të projektit personat me aftësi të kufizuara kanë mundësi t’i vizitojnë 20 kurse, dhjetë për të a.q. aftësi të buta, si aftësi prezentuese, baza të punës financiare, sjellje në punë dhe dhjetë aftësi teknike, të cilat lidhen me sektorin TI.

Gonzales tha se deri më tani trajnimin e kanë kaluar 127 persona me aftësi të kufizuara.

“USAID në 25 vitet e kaluara në Maqedoni zbaton inkluzimin social. Në këtë kuptim i rëndësishëm është bashkëpunimi midis Qeverisë, sektorit privat dhe shoqërisë civile. Kur krijojmë mundësi dhe kemi pritshmëri të larta prej personave me aftësi të kufizuara, atëherë do të kemi rezultate shumë të mira, Personat me pengesa fizike dhe mentale mund të jenë anëtarë të barabartë të kësaj shoqërie”, theksoi Gonzales.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button