Policia turke ka konfiskuar 2,5 milionë tableta “Ekstaze”!

Policia turke ka konfiskuar 2,5 milionë tableta “Ekstaze” në operacionin në Stamboll, që paraqet sasia më e madhe e drogës në tableta që është konfiskuar ndonjëherë.

Televizioni privat NTV njoftoi se operacioni u zbatua pas hetimeve dymujore. Automobili, i cili e ka transportuar drogën, ka hyrë në Turqi nga Bullgaria përmes vendkalimit kufitar Kapikule/Kapitan Andreevo.

Policët në automobil kanë zbuluar dy milionë e 550 mijë tableta ekstaze, vlera e të cilave në tregun e zi vlerësohet në rreth 20 milionë euro.

Pastaj u zbatua edhe operacion në banesën e të arrestuarit, ku janë gjetur 56 kilogramë skank, pesë kilogramë opium dhe 600 gramë kokainë.

Lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button