Tri femra në vend të deputetëve që morën funksionin kryetar të Komunave

Prej kur Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i konfirmoi mandatet e kryetarëve të rinj të komunave që fituan në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, është e qartë se pesë deputet të deritanishëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të largohen nga funksioni i tyre si deputet dhe do të vazhdojnë rrugën e kryetarëve të komunave që kanë fituar, njofton Portalb.mk.

Në vendet e tyre do të vendosen emra të rinj, prej të cilëve 3 femra.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetar të qytetit të Shkupit fitoi deputeti Petre Shilegov nga LSDM-ja, kolegu i tij Stefan Bogoev i cili u bë kryetar i Komunës së Karposhit, Sasho Pockov kryetar i Komunës së Gjevgjelisë, Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës dhe Kosta Janevski kryetar i Komunës së Strumicës.

Sipas listave të kandidatëve të LSDM-së për zgjedhjet parlamentare pritet që funksionet e tyre si deputet t’i marrin Aneta Simeska-Dimoska, Lidija Tasevska, Kostadin Kostadinov, Riste Tashev dhe Tatijana Llapçeska.

Në garë për kryetarë komunash akoma janë deputetët Johan Tarçullovski, Bllagoj Boçvarski, Kurto Dudush, Betian Kitev, Ziadin Sela dhe Zeqerija Ibrahimi, është e mundur që nga lista e kandidatëve për zgjedhje të parakohshme parlamentare që u mbajtën vjet në dhjetor, si deputet të hyjnë edhe emra të rinj.

Më parë tetë deputetë e lëshuan kuvendin për shkak marrjes së funksioneve nëpër ministri ose për shkaqe të tjera. Ata janë : Nikolla Todorov nga VMRO-DPMNE, Renata Deskoska, Damjan Mançevski, Oliver Spasovski, Lupço Nikollovski, Zoran Zaev, Radmilla Shekerinska nga LSDM-ja dhe Bilall Kasami nga Lëvizja BESA.

Megjithatë ata duhet të presin që të përfundojë edhe rrethi i dytë i zgjedhjeve dhe kryetari i Kuvendit do të ftojë seancë ku do të konstatohet përfundimi i mandateve të tyre si deputet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button