Kosovë, Kuvendi miratoi buxhetin për vitin 2017

Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi sot ndryshimet në ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës vitit 2017, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vazhdimin e seancës së djeshme, sot me 61 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar plotësim-ndryshimin e projektligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës.

Debati për shqyrtimin e parë të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017 është zhvilluar dje gjatë tërë ditës, por për shkak të mungesës së kuorumit nuk është votuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button