Kushtetuesja e ka pranuar propozimin e Qeverisë për nenin 175 të ligjit për përgjime

Gjykata Kushtetuese për të mërkurën e javës së ardhshme ka caktuar seancë të re, në të cilën, ashtu siç mund të shihet nga propozimi për rendin e ditës, nuk do të shqyrtohet lënda për nenin 175 nga ligji për komunikime elektronike, për të cilin Qeveria ka  dërguar mendim deri te gjykata që propozim-neni të mos shfuqizohet, njofton Portalb.mk.

Nga Gjykata Kushtetuese konfirmojnë se e kanë marrë mendimin nga Qeveria, e cila bashkë me materialet tjera është pjesë e lëndës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit kontrovers nga ligji për komunikime elektronike.

Ndryshe, neni 175 i mundëson Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) që drejtpërdrejt të përgjojë nëpërmjet operatorëve të komunikimeve.

Gjykata Kushtetuese, ashtu siç sqarohet nga atje, nuk do të vendos për mendimin për Qeverinë, por ajo është pjesë e dokumenteve dhe materialeve që gjykatësit do t’i marrin parasysh se kur do të vendosin që ta shfuqizojnë, prolongojnë ose ta ndalojnë procedurën për nenin 175.

Sipas agjendës së publikuar në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese, në rend dite të mërkurën është shqyrtimi i gjashtë iniciativave,, një kërkesës për mbrojtje të lirive dhe të drejtave dhe një propozim për vendim për një lëndë, por asnjëra prej tyre nuk ka të bëjë me nenin kontrovers për komunikime elektronike.

Ndryshe, sipas Qeverisë, ky propozim deri te Gjykata Kushtetuese është dorëzuar për shkak se bëhet fjalë për zgjedhje sistematike për problemet e ndjekjes së komunikimeve, gjegjësisht përgatiten propozim-ligje që do ta përfshijnë problematikën, duke shtuar se Gjykata Kushtetuese, “nuk është patjetër ta dëgjojë mendimin e Qeverisë”.

Ata shtojnë se nuk ka nevojë që ta shfuqizojë këtë nen pasi që do të ketë zgjidhje të reja ligjore për të cilat ekspertë të brendshëm dhe të huaj, ndërkaq në diskutimin për ndryshimet e propozuara do të jetë e përfshirë edhe sektori civil dhe ekspertë të tjerë, por edhe qytetarë.

Shfuqizimi i nenit 175 të ligjit për komunikime elektronike gjithashtu rekomandohet edhe në raportet e ekspertit gjerman, Rajnhard Pribe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button