Ahmeti: Unë nuk bëj marrëveshje të fshehta

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me bashkëpunëtorë, ka qëndruar në komunën e Dollnenit ku është njohur me angazhimin e të gjitha strukturave partiake.

Me këtë rast, në tubimet e organizuara në  fshatrat Debresh dhe Zhitoshë, Ahmeti tha se kishte ardhur për të përgëzuar për suksesin e  arritur në këto zgjedhje, por edhe për të përgënjeshtruar dezinformatat dhe shpifjet, siç tha ai, kinse BDI-ja ka bërë pazare me LSDM-në për t’ia “shitur” kësaj të fundit komunën e Dollnenit: “Erdha këtu për t’ju thënë se unë ndaj vëllezërve të mi nuk bëj marrëveshje të fshehta. Unë marrëveshje të fshehta për të vrarë vullnetin e popullit nuk bëj. Unë atentat mbi vullnetin e popullit tim nuk bëj”, deklaroi Ahmeti.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button