Parlamenti Evropian miraton sistemin e ri të kontrollit Schengen

Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar rregulloren në lidhje me sistemin e ri të kontrollit kufitar për regjistrimin dhe ruajtjen e informacioneve në mënyrë elektronike për shtetasit e vendeve të treta që hyjnë dhe dalin nga zona e Shengenit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Asambleja e Përgjithshme e PE-së e cila u mblodh në Strasburg, pasi diskutoi miratoi projektligjin për reformën e sistemit Shengen, i cili siguron udhëtim të lirë mes disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Si rezultat i votimit projektligji u miratua me 477 vota pro dhe 139 kundër. Ndërsa 50 anëtarë kanë votuar abstenim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button