Plaçkitje në një bankë në Aerodrom

Një person i panjohur sot ka kryer vjedhje në një filial të Stopanska Bankës në Aerodrom në rrugën “1613”, konfirmuan nga MPB-ja për  MIA-n.

“Rreth orës 11:30 është denoncuar se nga ana e një personi të panjohur me armë zjarri është kryer plaçkitje, me ç’rast është marrë një shumë e caktuar parash”, deklaroi zëdhënësja e MPB-së, Liza Bendevska.

Tani për tani nuk kumtohet sa është shuma e parave të vjedhura.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes. Po punohet në zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button