Në “Natë misterioze”, publiku durrsak festoi ditëlindjen e pestë të djalit të humbur (VIDEO)

Një sallë e mbushur plot, ku gjatë gjithë kohës nuk u dëgjua asnjë pëshpërimë, fjalë, shqetësim, apo tërheqje vëmendje dhe në fund duartrokitjet e ngrohta dhe shumë dashamirëse, për 60 minuta, sa zgjati shfaqja “Natë misterioze” bëri publikun durrsak, të jetojë në shtëpinë misterioze në një mbrëmje ditëlindjeje ku një nënë, me trishtimin dhe gëzimin e saj festoo ditëlindjen e pestë të djalit të humbur, pjesë të trupit të së cilit mbanin në jetë katër persona nga katër anët e botës, shkruan Portalb.mk.

Nëna që festoi është nënë e moshuar e që në Teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” erdhi nëpërmjet aktores Suela Bako. Rreth saj dhe në natën e ditëlindjes së saj, erdhi edhe roli i një sportisteje nëpërmjet Mimoza Marjanku, i një biznesmeni me Marvin Tafajn, Amos Zaharia në rolin e studentit, Gjergj Doci një psikologu të moshuar dhe Xhejni Fama të shërbëtorit.

Që të gjithë, edhe pse nga katër anët e botës, ishin të pranishëm në ditëlindjen e djalit të vdekur.

E gjithë ngjarja nis me thirrjen që nëna iu bënë katër personave nga vende të ndryshme të botës të cilët takohen për herë të parë në një stacion treni dhe aty e kuptojnë se janë të ftuar nga i njëjti person dhe do të shkojnë në të njëjtën adresë. Në shtëpinë misterioze ku hyjnë, nuk i pret askush pos territ. Ngadalë filloi të ndriçohet shtëpia dhe historia e secilit personazh dhe dikur shfaqet edhe zonja e cila i ka ftuar në ditëlindjen e djalit të saj. Zonja, një grua e çmendur nga dhembja për humbjen e djalit i terrorizoi katër mysafirët e ftuar duke u kërkuar organet e djalit të saj të vdekur në një aksident, organet e të cilit ajo e di se janë transplantuar në katër trupat e mysafirëve.

Djali i zonjës së shtëpisë u aksidentua rëndë në një aksident hekurudhor. Të gjitha organet e tij u dhuruan për bamirësi dhe shpëtuan katër persona: sportistin, biznesmenin, psikologun dhe studentin. Aa kanë një të përbashkët të madhe, frymojnë pa e ditur kush janë, ndërsa në jetët e tyre përpiqen të zbulojnë identitetet.

Në lidhje me premierën që u dha mbrëmë dhe sonte, regjisori i “Natë misterize”, Ben Apolloni u shpreh i kënaqur nga mënyra se si publiku i Durrësit e priti shfaqjen, gjë e cila e ka bërë të ndjehet mirë duke i dhënë shenjën se shfaqja është pritur më mirë që e kishte menduar.

“Shfaqja është pritur shumë mirë, bile më mirë se që kisha menduar unë. Gjatë 60 minutave sa zgjati, publiku ka qëndruar në qetësi absolute. Unë jam ndjerë mirë, por natyrisht jo gjithmonë shfaqja realizohet 100% si e mendon. Sepse kur e krijoj vizionin tim në fillim mund të jetë ndryshe por, gjatë rrugës e shoh që duhet ndryshuar gjërat”, tha për Portalb.mk, pas shfaqjes Apolloni.

Regjisori Ben Apolloni shtoi se: “Aktorët kanë qenë të mirë, më kanë ndihmuar shumë sepse ka qenë një pjesë e vështirë, ngaqë dramat janë më të vështira për tu vënë në skenë. Pa ndihmën e tyre zor se do t’ia kisha dalë ta realizoj vizionin që kisha”, tha ai.

Image may contain: 8 people, people smiling, people standing and shoes

Kurse autori i “Natë misterioze”, Ferdinand Hysi pas shfaqjes u shpreh se çdo premierë është një festë duke uruar aktorët dhe regjisorin për punën me plot dashuri që kanë bërë që ai mbrëmë të ndjente “ngrohtësi të veçantë”.

“Çdo premierë është një festë për të gjithë, por unë dua të shpreh vetem nja dy mendime të çastit, ndoshta emocionale nga premiera. Falenderoj regjisorin Ben Apolloni, për një punë të pastër dhe shumë serioze, por dhe me dëshirën dhe pasionin me të cilin ai ju perkushtua. Me një ngrohtësi të veçantë përcjell urimet më të mira për të gjithë aktorët, për dashurinë me të cilën ju përkushtuan, seriozitetin por dhe profesionalitetin në realizimin e çdo roli. E pranoj nuk ishin të lehtë. Nuk dua të veçoj asnjë edhe pse e natyrshme që gjithmonë ka dhe shkallëzime. Skenografia, e thjeshtë, e bukur, pa ngarkesa, por e gjitha në funksion të asaj që drama donte të thonte. Formulimi muzikor i zgjedhur me cilësi duke e bërë një nga elementet më të domosdoshme të dramës”, tha Hysi pas shfaqjes.

Ai faleminderoi edhe Bashkim Hoxhën, për siç tha ai: “Mundesinë e dhënë për venien në skenë të kësaj drame, por dhe për kujdesin dhe dashurinë që ai tregoi gjatë gjithë kohës”.

Hysi një faleminderim të veçantë dërgoi edhe te publiku durrsak, i cili tregoi edukatë kulturore të lartë.

“Në fund, jo se është e fundit, madje do doja ta thoja të parën, është përshtypja e madhe që më bëri publiku durrsak.  E ndjeja ti thoja këto fjalë, jo për komformizëm por, sepse i ndjeja”, u shpreh Hysi.

No automatic alt text available.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button