“Seat” mendon të shpërngulet nga Katalonja

Prodhuesi i automobilave “Seat”, i cili punon në kuadër të atij gjerman “Folksvagen”, njoftoi sot se do ta shpërngulë selinë e saj të regjistruar nga Katalonja, në qoftë se vendoset në pikëpyetje siguria juridike në këtë rajon.

Kryetari i “Seat”-it, Lluka de Meo në letër i porositi të punësuarit se kompania ende nuk ka marrë një vendim të tillë.

“Stabiliteti politik, siguria juridike dhe regjistrimi në BE janë kyçe për këtë kompani, kur bëhet fjalë për të punësuarit, stabilitetin ekonomik dhe besimin e aksionarëve”, thuhet në letër.

“Seat” në Katalonjë ka më shumë se 14.000 të punësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button