Blumberg: Bregziti është puna më e çmendur, krahas përzgjedhjes së Trampit
Manjati i mediave dhe ish-prefekti i Nju-Jorkut, Majkëll Blumberg deklaroi se Bregziti është puna më e çmendur që një shtet ndonjëherë e ka bërë, krahas përzgjedhjes së Donald Trampit për president të SHBA-së.
Ai thotë se “është shumë e vështirë për t’u kuptuar pse një vend të cilës i shkon mirë, do të donte tërë këtë ta shkatërrojë”, me votim për Bregzit.
“Thash se kjo është puna më e çmendur që një vend ndonjëherë e ka bërë, por ne këtë e kemi tejkaluar”, tha Blumberg, duke menduar në zgjedhjen e Trampit për president të SHBA-së.
Ai dje e vizitoi Londrën për të hapur seli të re të kompanisë “Blumberg”, por duket se atij i vjen keq që investon në Britani të Madhe, për shkak të Bregzitit, vlerëson “Gardian”.
“Hapim seli të re në Londër, dy ndërtesa të mëdha, të shtrenjta. A do ta bëja këtë nëse e dija se do të dalë nga (Bashkimi Evropian)? Mendova se ndoshta nuk do ta bënte këtë, por ja tani jemi këtu dhe do të jemi shumë të gëzuar”, tha Blumberg.