Luis Suarez zbulon se Neymari planifikon transferimin në Real Madrid

Ylli i Barcelonës, Luis Suarez mendon se Neymari do të largohet nga Paris Saint Germain për transferim te Real Madridi në vitin 2019.

Barcelona humbi Neymarin te Paris Saint Germain në muajin gusht pasi reprezentuesi brazilian vendosi befasisht të largohet për një marrëveshje prej 222 milionë funta që theu rekord botëror, transmeton portali arbresh.info.

25-vjeçari është duke shkëlqyer në Parc des Princes pavarësisht kartonit të kuq te gjiganti në Liga 1 në barazimin 2 me 2 ndaj Marseilles në vikend. Megjithatë, pavarësisht se ka shijuar një fillim të mirë në ambientin e ri, vazhdon të flitet se Neymar planifikon eventualisht të përfundoj në Real Madrid.

luis-suarez-barcelona-lionel-messi

Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon se Suarezi është informuar nga një lojtar i paemëruar i PSG-së që bartësi i fanellës me numër 10 te klubi i tyre është duke planifikuar tashmë transferimin në Bernabeu.

Raportet thonë se forma e Kylian Mbappes është duke detyruar Neymarin të konsideroj rikthimin në La Liga. Mbappe ishte transferimi i dytë nga PSG duke arritur në formë huazimi nga Monaco për një marrëveshje prej 161 milionë funta që finalizohet verën e ardhshme.

Gazeta e lartpërmendur thotë se Neymari beson që rritja e reputacionit të Mbappes mund të krijoj konflikt dhe ai dëshiron të jetë princi i vetëm në Paris. Suarez thuhet se është informuar që Neymar planifikon të shpenzoj vetëm dy vite në Paris Saint Germain dhe në vitin 2019 ka ndërmend të transferohet në Real Madrid.

Ndërkohë, duke folur rreth transferimit të Neymarit te Paris Saint Germainit që ishte arritur gjatë verës, gazetari Pipi Estrada tha se Reali besonte në transferimin e brazilianit kur ai t’i mbush 26 vjeç.

“Florentino Perez ishte njeriu më i lumtur në botë kur ai mësoi që Neymari po shkonte në PSG”, tha ai për emisionin spanjoll ‘El Chiringuito’.

“Nuk kam ndonjë bazë shkencore, është vetëm intuita, por jam i bindur që Florentino Perez mendon që brenda disa viteve, Neymar do të jetë në Real Madrid”

“Në dy nga tri vitet e ardhshme, kur Neymar është 26 vjeçar, ai do të luaj në Real Madrid”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button