Bogdanoviq e mori certifikatën për kryetar të komunës Qendër

Kryetari i komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq sot nga Komisioni Komunal Zgjedhor e mori certifikatën për përzgjedhje të kryetarit të komunës. Certifikata morën edhe këshilltarët e sapoemëruar, 16 nga koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe shtatë nga koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja. Sasha Bogdanoviq pati pranim-dorëzim dhe takim me kryetarin e tanishëm të komunës, Andrej Zhernovski.

Bogdanoviq iu falënderoi të gjithë këshilltarëve të deritanishëm dhe iu uroi zgjedhjen e të përzgjedhurve të rinj. Zhernovski tha se para katër vitesh, kur e ka marrë funksionin askush nuk i ka pritur, por nga e nesërmja rregullisht kanë ardhur inspektimet. Kryetari i ri Bogdanoviq paralajmëroi se njëra prej punëve të para me çka do të angazhohet është revizioni i Shkupi 2014. 

Bogdanoviq e mori certifikatën për kryetar të komunës Qendër

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button