Dimitrov paralajmëroi konsultime me kolegët e rajonit për sistemin e ri për lejen e hyrjes në BE-së

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov paralajmëroi se do të bisedojë me të gjithë kolegët e tij të rajonit, vendet e të cilëve janë prekur nga masa e re e Bashkimit Evropian për vendosjen e takës për hyrjen e qytetarëve të vendeve ballkanike të cilët kanë regjim pa viza, me qëllim të gjendet qasje e përbashkët ndaj kësaj çështje.

“Duam të jemi pjesë e BE-së, ndërsa hapi i ardhshëm do të ishte pjesë e zonës së Shengenit. Në këtë pikëpamje liria e lëvizjes është jashtëzakonisht e rëndësishme. I tërë rajoni, ndërsa veçanërisht qytetarët e Kosovës kanë interes nga liberalizimi i vizave”, theksoi Dimitrov.

Ai paralajmëroi se do të bëjë gjithçka me qëllim që të evitohen vështirësitë shtesë në lirinë e lëvizjes.

“Do të bisedoj me të gjithë kolegët e mi të rajonit që të gjejmë mënyrë të tregojmë se ngarkesat shtesë të asaj lirie të lëvizjes nuk janë të dobishme. Është herët të flitet për atë çfarë mund të ndërmerret më tej në pjesën e vendosjes eventuale të masave reciproke nga ana jonë. Duam transparencë më të madhe, e jo mbyllje shtesë lidhur me BE-në ndaj rajonit tonë dhe ndaj Republikës së Maqedonisë”, shtoi Dimitrov.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP