Ndahen certifikata të NATO-s për pjesëtarët e ARM-së

Grupi i mesëm këmbësorik i batalionit (GMKB) dhe çeta e renxherëve në përbërje të Armatës së Republikës së Maqedonisë, në ceremoni të përshtatshme ushtarake e cila u mbajt dje në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë zyrtarisht i pranuan certifikatat e NATO-s me vlerësim “gati për të luftuar”.

Siç kumtoi sot SHM-ja e ARM-së, rivlerësimi i GMKB-së dhe vlerësimi i ÇR-së, në pajtim me konceptin e NATO-s për aftësi operative-Niveli 2, është kryer gjatë stërvitjes “Shkëlqimi i Maqedonisë-13” në periudhën nga 02 deri më 06.10.2017, në poligonin e armatës “Krivolak”, nga ana e ekipit të certifikuar të vlerësuesve nga përfaqësues nacional nga vendet anëtare të NATO-s.

Gjatë vlerësimit, njësitet e ARM-së u vlerësuan në pajtim me listën e incidenteve të dhëna nga ana e ekipit vlerësues me ç’rast u vlerësuan në pesë fusha të ndryshme: plane, operacione, logjistikë, lidhje dhe administratë.

NATO certifikatat me vlerësimin “gati për të luftuar” të komandantit të GMKB-së dhe komandantit të ÇR-së, zyrtarisht ua dorëzoi komandanti i Komandës së bashkuar operative, gjenerali i brigadës Zoran Mileski.

Duke mbajtur fjalim para të pranishmëve ai ua uroi vlerësimin e përfunduar me sukses, përpjekjen e investuar dhe gjithçka që është kryer nga të gjithë pjesëmarrësit në stërvitje. Milevski theksoi se të gjithë mes vete me forca të bashkuara kanë bërë edhe një tregim të suksesshëm dhe se madhësia e kësaj ngjarje është edhe më e rëndësishme për arsye se ndodh në jubileun kur ARM-ja shënon 25 vjet nga formimi i saj.

Në ceremoninë për ndarjen e certifikatave morën pjesë edhe komandantët e brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike, gjenerali i brigadës Mirçe Gjorgoski dhe të regjimentit për operacione speciale, gjenerali i brigadës Orce Jordev, nga përbërja e të cilit janë njësitet e vlerësuara.

Me këtë vlerësim të përfunduar me sukses dhe vlerësimin e marrë për “gati për të luftuar”, njësitet e ARM-së edhe njëherë treguan se i kryejnë detyrat në pajtim me standardet e larta të NATO-s në mënyrë të balancim me vendet anëtare të NATO-s.

GMKB-ja me këtë vlerësim edhe njëherë edhe në tre vitet e ardhshme do të jetë njësiti më i madh në rajonin më të gjerë, të certifikuar nga Aleanca për pjesëmarrje në misionet paqësore.

Në fund të ceremonisë një pjesë e pjesëmarrësve nga grupi i mesëm këmbësorik i batalionit dhe çeta e renxherëve iu ndanë masa stimulative, kumtoi SHM-ja e ARM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button