Bardhin e Levantes e duan PSG dhe Interi i Milanit

Futbollisti shkupjan i Levantes Enis Bardhi vazhdon me shkëlqimin e tij në Primera Division të Spanjës, ndërsa paraqitjet e tija të mira me këtë klub tani më janë vërejtur edhe nga klubet e mëdha evropiane, të cilat nga ndeshja në ndeshje po binden se bëhet fjalë për një futbollistë shumë me vlerë. Këtë tani më e kanë bërë “skautët” e ekipeve si PSG dhe Interi i Milanit.

Këtë lajmë tani më e ka bërë të ditur gazeta e Valencias, “Super Deporte”, që ka shkruar “skaut” të katër ekipeve evropiane e kanë përcjellë ndeshjen e Levantes me Hetafen (1:1), e luajtur në fundjavën që e lamë pas, ndërsa shqiptari Enis Bardhi dhe futbollisti kolumbian Xheferson Lerma ishin dy futbollistët që ishin në shënimet e përfaqësuesve të ekipve të mëdha.

Teksti i "Super Deporte" për Bardhin
Teksti i “Super Deporte” për Bardhin

Përveç përfaqësuesve të PSG-s dhe Interit, në stadiumin e Levantes ishin edhe ata të Sanderlendit të Premier Ligës angleze dhe klubit belg Anderlehtit. Enis Bardhi u fut në lojë në fillim të pjesës së dytë duke asistuar në golin e barazimit, ndërsa sipas gazetës “Super Deporte”, ai ishte një nga futbollistët më të mirë në fushë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button